Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE-interes të pakët dhe moskuptim ndaj Ballkanit Perëndimor?

Aktualitet E shtunë, 25 Shtator 2021 13:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW/Në Tiranë përfundoi Samiti i 7-të i procesit të Brdo – Brijunit. Presidenti serb, Vuçiç u shpreh, se bllokimi i dialogut Prishtinë- Beograd nuk do të zgjasë për gjithmonë.    

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidentët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP) si edhe Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, vendeve nismëtare të procesit të Brdo-Brijunit,  i bënë thirrje BE nga Tirana të enjten (09.05.2019) që ” të konsiderojë zgjerimin e tij në BP si një çështje me rëndësi gjeo- politike.” Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të 7-të të këtij procesi, të zhvilluar në Tiranë, krerët e 6 shteteve të BP theksuan, se “integrimi i plotë i vendeve të BP në sistemin europian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm europian”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Para 4 minutash
Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e ...

Para 8 minutash
Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Para 48 minutash

Integrim i merituar jo për hir të rëndësisë gjeo-politike

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thirrja e 6 kryetarëve të shteteve të BP i drejtohet BE, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që Këshilli i Bashkimit Europian të miratojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor ose në shtator të këtij viti. Të dyja vendet, pjesëmarrëse në samitin e Tiranës, kanë deklaruar se i kanë kryer “detyrat e shtëpisë” të lëna nga Komisioni Europian (KE) dhe meritojnë hapjen e negociatave të pranimit. Deklarata e përbashkët i mbështet shpresat e dy vendeve pikërisht në arritjet e tyre . Ajo bën të qartë se rëndësia gjeo-politike e zgjerimit të BE në BP nuk cënon parimin e meritave për të bërë progres drejt hyrjes në BE. Por liderët e BP kërkuan në samit cilësi dhe shpejtësi tjetër të negociatave.

Albanien Tirana BRDO-Brijuni Summit (DW/A. Ruci)Samiti i Brdo-Brijunit – Tiranë

“Rëndësia gjeo – politike e zgjerimit të BE në BP nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël dhe më i shpejtë” thekson deklarata e përbashkët.

Samiti i Tiranës mundësoi edhe shprehjen e mendimeve kundërshtuese në raport me deklaratën e përbashkët. Kolinda Grabar-Kitarovic, Presidente e Kroacisë, vendit anëtar të BE, tha në samitin e Tiranës se “BE ka interes të pamjaftueshëm për ҫfarë  po  ndodh në BP dhe një mungesë të të kuptuarit të situatës në Europën Jug-Lindore”. Por në deklaratën e përbashkët  liderët e BP theksojnë që „mirëpresim përkushtimin e BE ndaj BP, edhe përmes Procesit të Berlinit, të Brdo-Brijunit dhe takimit të fundit në Berlin, me nismën e kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron me krerët e vendeve të BP; Kroacisë dhe Sllovenisë”. Samiti i Tiranës u zhvillua në mënyrë simbolike në Ditën e Europës , pas samitit të Berlinit për BP, të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Albanien Tirana BRDO-Brijuni Summit (DW/A. Ruci)Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u takua me presidentin serb, Vuçiç

Thaҫi: Taksa mbetet në fuqi

Samiti mbështeti kushtëzimin e BE për progresin drejt anëtarësimit të vendeve aspirante në BP me zgjidhjen e çështjeve ende të hapura dypalëshe me fqinjët e vet. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbeti „patatja e nxehtë” edhe në samitin e Tiranës. Ky samit nuk ia doli mbanë të shënojë as progresin më të vogël për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Presidenti i Kosovës , Thaҫi, deklaroi në samit se „dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushte dhe taksa për mallrat serbe do të mbetet në fuqi”.

Protest in Tirana, Albanien (DW/A. Ruci)Protesta kundër Vuçiçit në Tiranë

Vuçiç- normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare kërkon kohë 

Armosfera e samitit në Tiranë ishte e nderë për Presidentin serb Aleksandër Vuҫiҫ. Ai u prit me protesta të organizuara nga dega në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosja e Kosovës dhe mbështetësit e saj që e konsideruan atë dhe liderin e Republikës Serbe në Bosnjë, Dodik „persona non grata me të kaluar kriminale në Ballkan”. Në fjalën e tij në samitin e Tiranës Vuçiç duke folur për bllokimin e dialogut tha se “kjo është keq për serbët dhe shqiptarët, dy kombet më të mëdha në Ballkan. Por bllokimi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Zgjidhja e nomalizimit të marrëdhënieve serbo – shqiptarë kërkon një kohë të gjatë”, theksoi Vuçiç në samitin e Tiranës. BE e ka kushtëzuar hyrjen e Serbisë në BE me normalizimin më parë të marrdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 4 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 8 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 48 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 56 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.