BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për shtetet kandidate, përfiton edhe Shqipëria
Vendet anëtare të BE-së kanë dhënë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare, kjo për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027.
Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE.
Ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.
“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.