BE-ja një “kërcënim më i madh se Rusia”, shengen një katastrofë

Një politikane nga Danimarka ka paralajmëruar se Bashkimi Europian (BE) është një “kërcënim më i madh se Rusia”, dhe se blloku i 28 vende duhet “varrosur”.

Gazeta britanike, “Daily Express”, shkruan se Marie Krarup, e Partisë së djathtë Popullore daneze, e sheh si kërcënim kryesor të vendit BE-në dhe vuri gishtin në përçarësen e Brukselit.

Kur u pyet nëse BE-ja ishte rreziku më i madh, Kararup u përgjigj: “Po, pa dyshim. Vetëm Shengen vetëm është një katastrofë. Kjo është diçka që do të bëjë Danimarkën që të zhduket nga harta botërore, nëse ne nuk e tërheqim veten. Kufinjë kombëtarë janë shpërbërë dhe kjo situatë është një kërcënim ekzistencial ndaj Danimarkës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shkrimit ajo pranoi se lideri rus Vladimir Putin ishte “një eksponent i një sistemi despotik, jo-demokratik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krarup tha: “Unë nuk dua një BE si ajo që kemi. Dua BE të varroset dhe të zëvendësohet nga një forum për tregti të lirë”.

Kristian Thulesen Dahl, gjithashtu i Partisë Popullore daneze, deklaroi se: “Mendoj se është shumë inkurajuese, sepse ajo tregon se shumë danezë janë të lodhur nga puna e Bashkimit Europian. Unë e marr si një shenjë të përkushtimit dhe besimit për të ardhmen”.

Burimi: Daily Express/Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?