BE jep 25.5 mln euro për furnizimin me ujë në Kamëz, Soreca: Mjedisi përparësi

25.5 mln euro janë investuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunimim me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane për sektorin e ujit të pijshëm për zonën e Kamzës. Në lançimin e këtij programi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Luigi Soreca tha se ky është programi më i madh i BE për Shqipërinë përveç rindërtimit, që do të ketë ndikim thelbësor për këtë sektor.

“Lancimi i programit të sektorit të ujit mbështetet nga BE përmes një granti prej 25.5 mln euro dhe bashkëfinancuar nga Gjermania dhe Zvicra. Ky është moment i rëndësishëm e Shqipërisë moderne. Ky është programi më i madh i BE në Shqipëri përveç atyre për Rindërtimin. I sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira për shumë qytetarë në Shqipëri, është shembull i mënyrës si funksionon BE. Jemi bërë bashkë për të trajtuar sektorin e ujërave të zeza, ka ambicien për të dhënë një ndikim rrënjësor për sektorin. Do ta ndihmojë Shqipërinë të afrohet me BE me standardet e BE në fushën e ujit dhe ujërave të zeza”.

Duke qenë se politikat e mjedisit e klimës janë prioritete të BE, Soreca i bëri thirrje Shqipërisë që të ketë mjedisin përparësi, në mënyrë që këto investime të japin fryte.

“Politikat e mjedisit e klimës janë prioritete të BE. Ne jemi udhëheqës për mbrojtjen e mjedisit, mbështetet nga agjenda e gjelbër. BE zero ndotje dhe ne kapim. 1/3 e këtij investimi fokusohet në trajtimin e ujërave të zeza. 210 mln euro për projekte, mjedisin, klimën e standardet mjedisore dhe 60 milionë euro të tjera gjatë viteve të tjera dhe të gjithë këto veprime shoqërojnë Shqipërinë në trajnimin e stafit, mbështetjen e bashkive e organizatave me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit. Por të gjitha këto nuk do të japim fryte nëse Shqipëria nuk e vë mjedisin në përparësi të saj. Mjedisi duhet të mbrohet dhe duhet komunikuar për të gjitha ato gjëra që janë të rëndësishme që Shqipëria të jetë më e gjelbër dhe më e begatë”.

SHKARKO APP