BE në prag të kolapsit, monedha euro të braktiset
E ardhmja e monedhës euro dhe e gjithë projektit të BE-së, duket se është në një gjendje të paqëndrueshme, sipas një shqyrtimi nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të ekonomistëve të njohur, të cilët në raportet e fundit, paraqesin të dhëna të frikshme.
Lajmin e ka trajtuar gazeta britanike, “Daily Express”, e cila në një shkrim lidhur me krizën që po përjeton BE-ja, pohon se shefat e FMN paralajmërojnë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë bllokun, do të pengojë seriozisht perspektivat e rritjes në rajon.
Para votimit të Brexit, FMN-ja tërhoqi vërejtjen e kaosit ekonomik dhe ka bërë thirrje për një “tranzicion të qetë” për post BE në Britani.
Sipas gazetës, organizata ndërkombëtare është shprehur se: “Eurozona është në një udhëkryq kritik. Gjithnjë e më e paqëndrueshme. Nëse problemet kolektive zgjidhen, eurozona ka të ngjarë të vuajnë periudhave të shkurtra të përsëritura të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike çon në kriza e besimit dhe pengesat ekonomike”.
Në deklaratën e cilësuar si të mallkuar, ajo tha se kriza e emigrantëve mund të shënonte fundin e lëvizjes së lirë dhe paralajmëroi se vendet e tjera të bllokut do të mund të duan referendume. Ekonomisti që ka fituar Nobel, ka thënë se Europa mund të “braktisë euron”.
Ekonomisti, Profesor Christopher Pissarides, ka thënë se pasiguria do të reduktojë investimet dhe do të godasë krijimin e vendeve të punës.
Paralajmërimet e tij janë:
* Banka franceze Societe Generale ka paralajmëruar se; Italia dhe Franca mund të lënë monedhën e përbashkët e BE-së.
* Agjencia e vlerësimit Moody tha se e ardhmja e të gjithë BE-së është në rrezik.
* Bankat në Europë janë në një presion në rritje.
* Grupi më i madh në botë parashikoi se rënia do të çojë në një bum turistik në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

