BE i drejtohet Ramës: Në listat e kandidatëve të ketë njerëz me integritet. Zgjedhjet të jenë me standarde
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Zëvendëspresidenti i Komisionit, Josep Borrell gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Bruksel deklaroi se listat e kandidatëve për deputetë duhet të kenë njerëz me integritet.
“Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE. Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit”,– tha Josep Borrell.
Ndërkohë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë konferencës u ndal në rëndësinë që kanë standardet e zgjedhjeve të 25 prillit. Kandidatët me të kaluar kriminale të zgjedhur nga Edi Rama në zgjedhjet e kaluara janë bërë shqetësim edhe në BE. Prej kohësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje për të pasur njerëz të pastër në lista.
KOHA JONË SONDAZH

