BE: Rusia kërkon të destabilizojë qeveritë europiane
Në një kohë që lufton në Ukrainës, sot përmes disinformimit Bashkimi Europian akuzon se Rusia kërkon të destabilizojë qeveritë europiane përmes delegatëve të saj të brendshëm.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, duke komentuar rolin rus në krizat qeveritare në disa vende europiane, përfshirë Italinë.
“Me disinformimin, Moska përpiqet të ndikojë në politikën kombëtare nëpërmjet delegatëve të saj të brendshëm që mund të jenë politikë. Dhe disinformimi i Kremlinit përdoret ndonjëherë nga partitë. Ne nuk komentojmë zhvillimet e brendshme politike. Por është fakt që Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në dhe vendet anëtare të saj”.
Ka njoftime jozyrtare në mediat serbe, se media “Russia Today” planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi. Që nga marsi i vitit 2012, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, dhe në përputhje me rrethanat, ka obligim të ndjekë vendimet e Brukselit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.