Bebja lindi në muajin e 7-të, shqiptari humb gruan nga Covid-19. Kolegët bëjnë aktin human
Covid-19 na ka njohur me histori të trishta. Njëra prej tyre është edhe ajo e të riut shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani.
Gruaja e tij u prek nga Covid-19 dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë muajit të 7-të të shtatzënisë, duke detyruar mjekët që të sillnin foshnjën në jetë me prerje cezariane në fund të janarit.
Ajo qëndroi në koma dhe paçka përkujdesit të veçantë mjekësor, humbi jetën më 15 mars, pa parë asnjëherë djalin e saj të vogël. Kolegët në kompaninë në të cilët punon shqiptari, nuk e lanë vetëm në këto çaste vështira, duke e ndihmuar emocionalisht dhe financiarisht të kalojë këtë goditje që i dha fati.
Mbi 150 persona të punësuar në kompaninë Odenwäller në Frankfurt të Gjermanisë, kanë mbledhur para për të ndihmuar kolegun e tyre dhe beben e tij.