“Becchetti”, Çani: Aferë e pastër ku do të fitojnë të gjitha palët, arbitrazhi në Uashington pazar i niveleve të larta
“Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë”. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV gjatë diskutimit për çështjen “Beccetti”.
Sipas Çanit deklaratat e kryeministrit Rama pas sekuestrimit të bizneseve të Francesco Beccettit kanë qenë të qëllimta “kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër”, tha Çani.
Pjesë nga diskutimi:
Çani: Kur bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha ti mendon se kryeministri i Shqipërisë kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër. E dëbuan nga Shqipëria më thoni mua sa i ka vajtur dëmi atij?
Tomorri: Nuk e di sa ka qenë vlera e aseteve të Agon Channal, por nuk besoj se ka qenë më shumë se 5 milionë
Çani: Unë po them 20 që të jemi brenda. Biznesi i Beketit është fitorja e 118 milionë eurove dhe jo ajo. Ngjarja e vërtetë është kjo që ndodh tani. Kaq naivë duhet të mendojmë ne se janë qeveritarët tanë? Sekserët tanë e dinë si luhet. Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë.