Beci: Hapen lëvizjet në aksin Bogë–Qafë Thore–Theth pas pastrimit të ortekëve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar hapjen e segmentit Bogë–Qafë Thore–Theth, pas një pune të pandërprerë gjatë gjithë natës për pastrimin e ortekëve në zonat e prekura.

Sipas tij, aktualisht ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi në drejtim të Bogës, ndërsa ekipet në terren po vijojnë punën për kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

❄️ Aksi Bogë – Qafë Thore – Theth
Pas një pune të pandërprerë gjatë gjithë natës për pastrimin e ortekëve, është bërë i mundur hapja e segmentit në zonat e prekura.
Aktualisht ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi në drejtim të Bogës. Ekipet në terren vijojnë punën për kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt.
Temperaturat e ulëta në këto momente krijojnë stabilitet në zonat e ortekëve, duke ofruar më shumë siguri për kalimin në këtë segment malor.
ℹ️ Rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?