Beçi: Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë te gardhi i SPAK
Avokati Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë deklaroi se mazhoranca dhe opozita e gjejnë pikën e përbashkët sa i përket drejtësisë në vendin tonë, por, sipas tij e gjejnë pikën e përbashkët vetëm te gardhi i Prokurorisë së Posaçme.
“Është një histori e vjetër në Shqipëri, problemi i qasjes së politikës me drejtësinë. Duket se mazhoranca në momentet që nuk e ka oreksin e mirë me drejtësinë, e sulmon. Gjithashtu, edhe opozita bën po të njëjtën gjë dhe të dyja palët harrojnë që momenti të cilin ato u dakordësuan me 140 vota plot puthje, plot përqafime, ishte momenti më i rëndësishëm për ata që të kuptonin që nesër nuk mundet të flisnin më tej.
Ishte momenti më i rëndësishëm që ata të kuptonin që të nesërmen, kur t’u vinte në derën e tyre një problem që ata e quajnë të padrejtë, nuk mundet të sulmonin në këtë formë. Deri para pak kohësh, ne shikonim një mazhorancë që e lëvdonte më tepër sesa duhet drejtësinë dhe një opozitë që e shante më tepër sesa duhet drejtësinë. Duket se rolet nuk është se janë ndryshuar, por opozita dhe mazhoranca duket sikur po i qasen dhe po i afrohen njëra-tjetrës vetëm në momentin kur ato sulmohen nga drejtësia”, tha Beçi.
KOHA JONË SONDAZH

