Beci: Qytetarët e Shkodrës vlerësojnë pozitivisht investimin në rrugën “Don Bosko”
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë reagimet e qytetarëve lidhur me investimin në rrugën “Don Bosko”, duke theksuar se projekti është pritur me vlerësime shumë pozitive nga komuniteti.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Shkodrës e vlerësojnë me shumë pozitivitet investimin në rrugën “Don Bosko”.
Ata theksojnë se korsia e dedikuar për biçikletat i shton vlerë gjithë projektit, duke e ngritur standardin e infrastrukturës dhe duke krijuar një organizim më të qartë të qarkullimit. Për përdoruesit e rrugës, kjo ndërhyrje ka sjellë më shumë rregull dhe lehtësi në lëvizje.
Një investim që merr kuptim të plotë kur përqafohet nga komuniteti dhe kur qytetarët e ndjejnë si hap përpara për qytetin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

