Begaj në Podgoricë për bashkëpunimin rajonal, miratohet deklarata e përbashkët për përshpejtimin e integrimit
Në samitin e Evropës Juglindore qe u mbajt në Podgoricë, mori pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj.
Në këtë samit u miratua një deklaratë e përbashkët për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si mikpritës i takimit tha se integrimi evropian është katalizatori kryesor për reformat në rajon.
I pyetur për të komentuar reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj propozimit që Mali i Zi të ndërmjetësojë negociatat e Serbisë me Kosovën, Milatovic tha se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj dialogut dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.