Bejko: 26 bashki Rama i ka deklaruar të falimetuara, kërkon ta çojë numrin e tyre te 36
Ish-sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko thotë se bashkitë kanë dështuar në efikasitetin e ofrimeve të shërbimeve dhe se demokracia lokale nuk ka qenë efektive. Për të pushteti vendor e ka humbur funksionin e tij dhe se është e nevojshme që bashkitë të ndahen në mënyrë që shërbimi të shkojë sa më pranë qytetarëve.
”Deri më sot në këto 2-3 muaj, duke qenë se kam qenë ekspert janë zhvilluar seancat e dëgjesave dhe aty kam vënë re që ka pasur qëndrime nga të dy palët. Ato më orientim pranë qeverisë kanë thënë të reduktohet numri i bashkive në 36-40, ndërsa qytetarët e pavarur dhe ata që vinin nga shoqëria civile ishin ata që sillnin zërin e qyetarëve thonin që numri i bashkive ishte i vogël. Bashkitë kanë dështuar në dy qëllimet kryesore të saj. E para demokraci lokale nuk ka qenë efektive, dhe e dyta ka dështuar në efikasitetin e ofrimit të shërbimeve.
Ky dështim ishte i paralajmëruar dhe nga socialistët asokohe. Ka zona të caktuara të thella ku një qytetari i duhet të udhëtojë 100 km për të marrë një shërbim të thjeshtë. Kjo është kosto e lartë. Për shkak të këtij organizimi bashkitë edhe pse kanë pasur buxhete të vogla i kanë orientuar shërbimet në zonat urbane. Dështim flagrant që buron për shkak të kësaj reforme është dhe autonomia vendore.
Pushteti vendor e ka humbur funksionin e tij. Qeveria ka njoftuar që një numër i madh bashkish është në prag falimetimi, kjo gjë rrëzon dhe deklaratat e sorme të Ballës. 26 bashki Rama i ka deklaruar të falimetuara, e bëri me qëllim pasi ai kërkon të çojë numrin e bashkive te 36. Qarqet i kanë lënë pa kompetenca dhe ato që i ka dhën kompetenca nuk ia kanë lënë”.