Bejko: Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e futi nga dritarja

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ironizoi mbi marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Ai shtoi se në një vit elektoral, komisioni i Reformës Zgjedhore është prioritet dhe Rithemelimi dëmtoi Parlamentin me veprimet e tij.

“Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera, ndërsa Gaz Bardhi ua futi nga dritarja e pasme.

Një ditë para se SPAK-u t’i drejtohej Berishës, këta menjëherë u kujtuan për komisionet hetimore, ndërkohë që çështja e komisioneve hetimore aty kishte qenë edhe më parë.

Vetë Tritan Shehu e ka thënë që qëllimi nuk ishte marrja e disa komisioneve, por krijimi i një aksioni opozitar për të nxjerrë kryetarin e partisë sonë (Sali Berishën). Këtë kemi thënë dhe ne gjatë qëndrimit tonë kur Parlamentin e nxori jashtë funksionit Rithemelimi”, tha Bejko.

SHKARKO APP