Bejko: Burgu 313 do kthehet në një muze! Vila e Hoxhës, një qendër për edukimin kundër komunizmit

Këtë të mërkurë, kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve. Bejko tha edhe se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’u shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

Pikat e programit

1-Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave me të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.

2-Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

3-Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku tek Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.

4-Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.

5-Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë.

SHKARKO APP