Bejko: Do shoh platformat e kandidatëve për kryetar të PD-së, ç’do na thotë për të ardhmen

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko u shpreh se nuk ka qenë për daljen e PD-së nga Kuvendi.

Bejko: Unë nuk kam qenë për dalje nga Kuvendi, por vendimi i shumicës duhet të respektohet nga të gjithë. D.m.th kështu funksionin brenda partisë, duhet ta pranosh këtë fakt.

E vërteta është  se do të shoh platformat e kandidatëve dhe do të dëgjojmë platformat për të ardhmen. Dua t’i dëgjoj kandidatët që janë në garë. Ne do t’i dëgjojmë këta persona, se nuk e dimë se cfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.

SHKARKO APP