Bejko: Do të ulim taksën e ndërtimit në Tiranë, prodhimi vendas është prioritet i PD-së

Ulje të taksës së ndërtimit në 7% është një nga premtimet e kandidatit të PD-së zyrtare, për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në takimin e zhvilluar me banorët në zonën e Tufinës.

Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berishën se kanë dhënë tendera publik pa garë, Bejko u zotua gjithashtu dhe për uljen e taksave vendore deri në 50%. Duke theksuar se prioritete i tij janë produkte vendase, premtoi dhe ndërtimin e një tregu ushqimor në Tufinë.

Kandidati i PD-së, tha edhe se në programin e tij përfshihet edhe ndihma nga Bashka për nënat kryefamiljare. Bejko ka premtuar ndërtimin e 250 km rrugë për zonat rurale si dhe ndërtimin e 5 komplekseve sportive në hyrjet e kryeqytetit.

SHKARKO APP