Bejko me demokratët e Astirit: Strategjia e Berishës është forcimi i Metës dhe dëmtimi i PD, jo fitorja në zgjedhje

Roland Bejko, kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën zhvilloi takimin e radhës me demokratët në Astir.

Në takim, Bejko theksoi se, “PD në këto zgjedhje është e vetmja alternativë, ndërsa partitë e tjera janë 5 logo të majta. Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko-ekonomike”.

“Zona e Astirit duket qartazi, që është konceptuar si një lagje periferike provinciale e Tiranës ku mungon gjithçka, përkatësisht  kopshtet, shkollat, rrugët e përshtatshme dhe prindërit kalojnë orë të tëra në  trafik me fëmijët e tyre”, nënvizoi Roland Bejko.

“Me vëllezërit dhe motrat demokratë në Astir, ramë dakord që situata e rëndë kërkon mobilizim, prandaj ne do të punojmë brenda nesh për të mobilizuar jo vetëm të djathtët kudo ku janë, por edhe qytetarët që janë elektorati gri për të vendosur për bashkinë dhe këshillin bashkiak. Ajo që të gjithë ramë dakord është fakti, që strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje”, u shpreh Roland Bejko nga zonat e Astirit, me demokratët e kryeqytetit.

SHKARKO APP