Bejko takim me banorët e ”Ali Demit” në Tiranë: Bllokojmë projektvendimin për prishjen e banesave 50-vjeçare
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka vijuar takimet me banorët e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit. Kësaj here, Bejko u ndal në zonën e Ali Demit, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e banorëve.
Bejko u ndaj në projektvendimin për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Ai tha se nëse do të zgjidhet kryetar bashkie më 14 Maj, do të bëjë gjithçka për bllokimin e këtij projektvendimi. Ai u tha qytetarëve, se vërtetë nuk ka mundësi kryebashkiaku që të bllokojë parlamentin, por ai ka fuqi që të çojë qytetarët e në protestë kundër atij projektvendimi.
“Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapësirat publike. Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarde që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari i bashkisë do bllokojë parlamentarin ose qeverisë, por kryetari i bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet. Sepse unë nuk jam çiraku i askujt. Unë nuk jam çiraku askujt, dhe nuk kam nga mbrapa, as Çetin, as Samirin as Bashkim Ulaj”, tha Roland Bejko.
Bejko sulmoi tre krerët e politikës Ramën, Berishën e Metën se teksa ditën bëjnë beteja politike, natën ndajnë pushtetin me njëri tjetrin. Ai u kërkon shqiptarëve t’i japin një grusht të fortë regjimit më 14 maj, duke refuzuar PS e koalicionin Meta-Berisha dhe duke votuar Partinë Demokratike.