Bejko i PD-së te Alibeajt: Do ndërtojmë fusha sportive në çdo lagje, do jenë falas!

Belind Këlliçi i PD së Berishës nxori teorinë e autobuzit falas, kurse i Roland Bejko i PD-së së Alibeajt nxori versionin e fushave falas.

Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko në ditët e fundit të fushatës, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me qytetarët në zonën e Laprakës. Ai premtoi ndërtimin e më shumë hapësirave sportive duke theksuar se do mund të aksesohen nga të gjithë falas. Bejko angazhohet edhe për ndërtimin e qendrave rekrative.

“Shoh këtu që janë disa fusha për fëmijët që luajnë. Nëpër Tiranë fusha të tilla minikalceto, volejbolli e basketbolli janë zhdukur. Ashtu si janë zhdukur komplekset sportive, ose anekset sportive të stadiumeve të cilat i kanë kthyer pallate, siç ka qenë aneksi i stadiumit te Qemal Stafa, ose aneksi i stadiumit tek ish-stadiumi Dinamo. Ose siç kemi një fusha futbolli këtu në Laprakë, u diskutua të jepej për shesh ndërtimi, po tani është një fushë futbolli por me pagesë kundrejt rezidentëve që anë në lagje Nëse unë do jem kryetar i bashkisë tiranë, rezidentët e lagjes Laprakë nuk do të hyjnë të luajnë në këtë fushë me pagesë, do ta kenë falas. Është fusha e tyre, kanë paguar për vite me radhë infrastrukturën shkollore dhe sportive.

Gjithnjë e më pak mungojnë terrene sportive, për të mos fol pastaj për qendra rekreative, që do të thotë të ketë pishina publike, të ketë salla sporti. Këto mungojnë, ndërsa ne do ti ndërtojmë këto salla, ku të ketë pishina verore e dimërore te mbuluara, aty të ketë palestra publike dhe njëkohësisht qytetarët që nuk i kanë kushtet të ushtrojnë sporte t ë ndryshme do subvencionohen nga bashkia dhe do të marrin një biletë falas për tu futur në këto mjedise”, u shpreh Bejko.

Bejko premtoi se do të heqin taksën e infrastrukturës shkollore, si edhe do ulin me 50% taksat vendore. Po ashtu, taksa e ndërtimit do ulet nga 12% në 5%. Ai tha se e ka një zgjidhje për trafikun.

“Ne mendojmë që Tiranën ta bëjmë policentrike dhe ta ndajmë në 5 zona. Do jetë zona universitare, zona spitalore, zona e banesave të larta, kullave që mendojmë të shtrihet në fund të bulevardit të ri dhe do të jetë edhe zona industriale dhe zonat sportive. Me qëllim që ta orientojmë Tiranën drejt poleve të caktuara. Kjo do na përmirësojë edhe trafikun në Tiranë dhe do bëjë të mundur që secili nga ne ta dijë se ku duhet të kërkojë çfarë”, përfundoi kandidati i Partisë Demorkatike në 14 maj.

Opozita në Tiranë e ka gjithçka falas!

SHKARKO APP