Bejko zbulon lëvizjet e grupit të Bashës pasi humbën vulën: Parti e re ose…
Roland Bejko i cili është në grupin e Bashës, shprehet i trishtuar për vendimin e Gjykatës së Apelit që ia kaloi vulën Berishës, sipas tij, në një moment kur PD-ja e Bashës po merrte dimension dhe fizionomi të re.
“Në momentin kur PD po merrte dimension dhe fizionomi të re, gjykata e kaloi vulën te “Non grata”, te Sali Berisha i izoluar në shtëpi dhe në marrëdhënie të vështira me SHBA.
Një variant është të krijohet një parti e re. Ka dhe një variant që të jemi si fraksion tek PD-ja e Berishës. Dikush kërkon një tryezë me partitë jashtë koalicionit me Berishën për të krijuar opozitën reale.
Ka një opsion për të qenë fraksion. Lëvizje individuale mund të ketë shumë. Siç janë bërë kalkulime për interesa personale, mund të ketë sërish. Grupimi ynë nuk është formuar mbi bazë interesash personale”,-tha Bejko i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV.