“Bëjmë një lojë”, studenti kërkon ndihmë për t’ju kundërpërgjigjur Ramës: Merrni telefonat dhe…

Studentët prej një orë po protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që janë të vendosur që të mos negociojnë kërkesat e tyre me qeverinë.

Një student i cili mori fjalën, iu drejtua turmës me një kërkesë, ku për t’iu kundërpërgjigjur reagimeve të kryeministrit Rama ne mediat sociale, ftoi studentët të bëjnë komentin: Plotëso Kërkesat!

Po ju ftoj të bëjmë në lojë! Merrni telefonat dhe i shkruajmë të gjithë kryeministrit! Plotëso kërkesat tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialog bëjnë vetëm të shiturit. Do të vijnë të qëndrojnë këtu me ne dhe ato që duan të përçajnë këtë protestë le të shkojnë diku tjetër. Këtu ka vend dhe për qeveritarët e mirë, por mesa duket janë pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë së bashkë më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë, nuk duhet ta lejojmë atë me dinakëritë e veta që të na përçjaë me një fjalë. Kam një pyetje shumë të thjeshtë për ty kryeministër? Ku ndryshon dialogu nga negociatat? Është turp për ty që vazhdon Show dhe Show. Të të vijë zor që rri në kryeministri, se ne e dimë që po të merret fryma dhe po të ikën zëri.”- u shpreh studenti.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?