Bejtja për donacionet: Ramës bravo si lypës, ta shohim si Kryeministër sa mund të thithë nga fondet

Duke komentuar donacionet e mbledhura në Bruksel për rindërtimin, analisti Andi Bejtja thotë se Rama demonstroi më së mirë aftësinë e tij për të lypur.

I ftuar në Rtv Ora, Bejtja thotë se puna për qeverinë shqiptare fillon tani, sa e aftë do të jetë ajo të thithë nga 1.15 miliard euro përmes projekteve të mëdha.

Nisur nga precedentët e mëparshëm, analisti është skeptik në këtë drejtim.

Bejtja: Është tjetër të kesh aftësi në të lypur, Rama e ka këtë aftësi kur bën rolin e viktimës dhe është tjetër gjë aftësia që pasi ke marrë lajmin për lekët ti thithësh këto lekë. Nuk është problemi që mbi 70% janë kredi dhe 30% donacione, por të thithësh ato lekë duhet të çosh projekte dhe Shqipëria fatkeqësisht e ka treguar edhe në raport me Serbinë dhe shteteve të tjera në Ballkan se nuk ka aftësi të bëjë projekte të mëdha dhe të thithë lekë përmes këtyre propjekteve. Por në këtë rast i them Ramës bravo si lypës, nuk e di si do jetë si kryeministër për ti thithur këto fonde.

SHKARKO APP