”Bekon shpopullimin”/Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria
Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale në Gramsh, ka bekuar në një farë mënyre shpopullimin, kur tha se i uron rrugë të mbarë çdo shqiptari që ikën nga vendi.
”Ju duhet të jeni krenarë jo vetëm për këtë shtëpi të përbashkët ku jetojnë shqiptarët. Kushdo që ta bëjë dhe të bëjë një tjetër ndryshim, le të ikë, i vaftë mbarë, por jo të ikë sepse ky vend nuk bën. Ne do të pengohemi por nuk do t’i biem shkurt. Nuk do të joshemi nga ofertat çudibërëse të recetave të tyre, mijëra euro për një çift të rinj, mijëra euro për student, mijëra e mijëra euro për këta e ata.
Ju i keni dëgjuar, ju jeni të vegjël, por prindërit tuaj i kanë dëgjuar. Nëse do funskiononte kjo gjë, do ta kishin bërë shtetet e tjera. Do të kishim qëndruar dhe ne dhe do të prisnim se mos do binte ndonjë gjë nga qielli. Asgjë nuk bie nga qielli, asgjë nuk vjen nga qielli, përveçse me punë e sakrifica.
Nuk ka në asnjë sektor që të thotë se gjërat erdhën nga qielli dhe ta bën jetën fushore. Nuk ka. Të tjerëve nuk ua bëjmë suksesin si gjënë më të lehtë, për të arritur aty ku duhet ne duhet të bashkohemi edhe më shumë. Nuk kemi luksin që të përçahemi përsëri”,-tha Rama.