Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, fjalim kundër Shqipërisë: Reformat po kthehen në “b@mba totalitare”
Pas daljes nga burgu, Fredi Beleri ka mbajtur këtë të martë për herë të parë fjalën në Parlamentin Europian, si eurodeputet i zgjedhur nën logon e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai nuk humbi kohë për të hedhur akuza ndaj Shqipërisë, teksa tha se fatkeqësisht Shqipëria po largohet vazhdimit nga Evropa dhe se situata aktuale në vend tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik.
“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë seancën plenare të Parlamentit Evropian. Një institucion, vendosmëria e të cilit rezultoi e aftë për të më zhbllokuar nga qelia shqiptare, ku qëndrova për 16 muaj. Sot jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj.
Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik. Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare.
Bashkimi ynë tani përballet me një oksimoron. Sa më e sigurt të konsiderohet mbështetja e saj për lidershipin e zotit Rama, aq më e fortë bëhet ndjenja antievropiane tek qytetarët e vendit. Në Ballkanin Perëndimor, respekti ndaj Evropës duhet të jetë mënyra e vetme për anëtarësimin e shteteve kandidate. Çdo tërheqje do të nënkuptonte automatikisht humbjen e vlerave tona të përbashkëta”, tha ai në fjalën e tij.