Belgjika mbyll kufijtë, fqinjët vihen nën masa të ashpra

Belgjika ka mbyllur të gjithë kufijtë ditën e sotme, teksa u përfshi nga një seri sulmesh terroriste. Ndërsa gjithë fqinjët e saj konfirmohet se janë vendosur tashmë nën masa të ashpra kontrollesh dhe mbikqyrjeje të kufirit të tyre me belgët, por në të njëjtën kohë edhe të territorit të tyre vendas.

Kështu, Frankfurti dhe Parisi raportohet t’i kenë shtuar masat e sigurisë sa u përket stacioneve të transportit qytetar. Nga ana tjetër, Holanda ka nxjerrë ushtrinë në rrugë për të marrë në dorë ruajtjen e objekteve me rëndësi dhe ka deklaruar zyrtarisht mbylljen e kufirit me Belgjikën.

Franca sakaq, në pikat strategjike të vendit ka dërguar forcat ushtarake, si në aeroporte, metro apo stacione të mëdha autobusësh.

Shefi i Sigurisë së “Air France”, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njesinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anuluar.

“Terminalet janë pikat e dobëta të ‘ajrit’,sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut”, tha ai.

 

 

SHKARKO APP