Belgu: Mafia shqiptare më detyronte të shisja kokainë

Një shtetas belg, me inicialet J.H, 58 vjeç, i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, i tha gjykatës se drogën e shiste, i detyruar nga mafia shqiptare. Policia kreu një kontroll në banesën e 58-vjeçarit më 23 shtator, që ndodhet në Laakdal, ku u gjetën 63 gramë kokainë dhe 30 gram kanabis.

Prokurori Hanne Van Loy, po kërkon dënim prej 18 muajsh burg dhe gjobë 8.000 euro. Belgu u tha togave të zeza se një herë kishte shkuar në Roterdam për të blerë pak kokainë. Më pas e shiti në Grobendonk, por ky veprim kishte rënë në vesh të shqiptarëve nga Herentals, të cilët kontrollonin atë zonë.

Ai thotë se u kërcënua nga shqiptarët dhe shiti drogë për 4 muaj. Avokati i tij Andy Boermans u shpreh se që nga arrestimi i tij, në shtator, 58-vjeçari ka qenë në paraburgim dhe është i lumtur që u kap nga policia, pasi shpëtoi nga mafia shqiptare, por ka frikë nga hakmarrja kur të lirohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?