Belind Këlliçi denoncon APR: Një çantë ushqime për komunitetin rom për t’i mbajtur të uritur edhe 4 vjet!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë Tiranë, e drejtuar nga Erinda Fino, e cila shpërndan ushqime për komunitetin rom në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” për qëllime elektorale.

Këlliçi e ka quajtur këtë një lojë të ndyrë që bëhet për bukën e gojës.

“Tregojini vendin kujtdo që kërkon t’ju blejë dinjitetin. Dilni masivisht më 25 prill për të votuar ndryshimin”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Postimi i plotë: 
Një çantë ushqime për t’i mbajtur të uritur edhe 4 vjet!
APR – Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë Tiranë, e drejtuar nga Erinda Fino, shpërndan ushqime për komunitetin rom në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Një lojë e ndyrë me bukën e gojës.
Tregojini vendin kujtdo që kërkon t’ju blejë dinjitetin.
Dilni masivisht më 25 prill për të votuar ndryshimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?