Belind Këlliçi denoncon: Në Sharrë ekipet e shpëtimit të Rilindjes po hedhin asfalt elektoral

Drejtuesi politik i Partisë Demokratikë në Tiranë Belind Këlliçi ka bërë sërish një denoncim në rrjetin social Facebook, sa i takon fushatës së Rilindjes. Në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, nga fotot që ka publikuar Këlliçi, shihen ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt elektoral.

“Automjeti që shihni në foto i përket shtetases Egra Ibrahimi, e cila bën supervizoren e punimeve. Më kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku”, shkruan më tej Këlliçi.

Postimi i plotë: 

Sot në mëngjes, në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, kanë shkuar ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt elektoral. Automjeti që shihni në foto i përket shtetases Egra Ibrahimi, e cila bën supervizoren e punimeve.

Më kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku.

Po asfaltoni humbjen.

 

 

SHKARKO APP