Belind Këlliçi: Dilni masivisht dhe votoni! Është e drejta juaj dhe askush nuk do jua marrë nga duart!

Kandidati i PD, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë pasi këto zgjedhje janë për të gjithë, për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë dhe me dinjitet.

“T’i tregojmë botës se shqiptarët i njohin të drejtat dhe detyrat e tyre. Dilni masivisht dhe vendosni ju! Është e drejta juaj dhe askush nuk do jua marrë nga duart”, shkruan në postimin e tij Këlliçi.

Postimi i plotë: 

Po shkon shumë mirë. Pjesëmarrja sa vjen dhe bëhet më e lartë. Prandaj mbani një maskë me vete!

Shkoni në qendrën tuaj të votimit. Këto zgjedhje janë për ju, për të gjithë, për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë dhe me dinjitet.

T’i tregojmë botës se shqiptarët i njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Dilni masivisht dhe vendosni ju! Është e drejta juaj dhe askush nuk do jua marrë nga duart!

Mos u shqetësoni fare!
Ne jemi kudo për të mbrojtur votën dhe vullnetin tuaj.

Forca rinia! Forca shqiptarë! Votoni tani! Votoni 9!l

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belind Këlliçi (@belindkellici)

 

SHKARKO APP