Belinda Balluku: 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet nga parqet fotovoltaike

“10% e totalit të energjisë në vend prodhohet sot nga parqet fotovoltaike.
Një hap i rëndësishëm, kur në vitin 2013 kjo shifër ishte 0.
Parku diellor i Karavastasë, më i madhi në Ballkan, dhe një sërë nuklash të tjera energjetike në të gjithë vendin kanë rritur kapacitetet tona prodhuese.
Brenda vitit 2030 synojmë që 30% e energjisë në vend të prodhohet nga parqet diellore.
Diversifikojmë burimet, rrisim kapacitetet.
Shqipëria do të kthehet në eksportuese të energjisë“, shkruan zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjetikës, Belinda Balluku.