Belinda Balluku: E vlerësuar të drejtoj qarkun e Fierit, zemrën e PS!

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjitikës ka postuar në facebook statusin, pasi iu besua drejtimi politik i qarkut Fier: “Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, për të drejtuar qarkun e Fierit,  zemrën e Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë dhe përulësisht dua që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një skuadre të madhe, që do të punojë me përkushtim për fitoren në #zgjedhjet2025 , ashtu si vetëm socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne gjithmonë ia dalim!”.

 

SHKARKO APP