Belinda Balluku me Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen, zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ku u prit nga homologë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimeve të zhvilluara, në fokus ishin çështje që lidhen me sigurinë kibernetike, ku Izraeli konsiderohet një nga vendet më të avancuara në botë, si dhe modernizimi i rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu dhe aspektet e bashkëpunimit ekonomik, me synim afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Një nga momentet kryesore të vizitës ishte konferenca e mbajtur në Tiranë, ku delegacioni izraelit pati mundësi të shkëmbente eksperienca me biznesin shqiptar, si dhe të identifikonte fusha të mundshme investimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sektori privat ka një rol kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe ne mbështesim çdo iniciativë që sjell rritje, inovacion dhe partneritet të qëndrueshëm mes vendeve tona,” u theksua gjatë aktivitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria Shqiptare, nga ana e saj, ka ndërmarrë një sërë iniciativash për përmirësimin e klimës së investimeve, duke synuar të tërheqë kapital të huaj dhe të krijojë mundësi për sipërmarrës vendas dhe të huaj në sektorë strategjikë.

Vizita e ministrit Cohen vlerësohet si një hap konkret drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimit të projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?