Belinda Balluku: Shqipëria, pjesë e Korridoreve të rëndësishme europiane

“Shqipëria sot ka hyrë në një fazë të re të infrastrukturës rrugore. Jemi pjesë e Korridoreve të rëndësishme europiane ndaj parametrat dhe standardet e veprave janë si asnjëherë më parë, as më pak e as më shumë, por plotësisht të ngjashme me ato të Bashkimit Europian. Si në çdo rast, kemi qenë e jemi të hapur për të dëgjuar çdo shqetësim të komunitetit që preken nga këto investime, ashtu si rasti i banorëve të Thumanës, me të cilët tashmë jemi dakordësuar duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre. Siguria rrugore është parësore, investimet në infrastrukturë do të vijojnë, qytetarët do të kenë gjithmonë e në çdo rast akses të plotë”- shkruan Belinda Balluku, e cila iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të PD.

 

SHKARKO APP