Belinda Balluku takime në Libofsh të Fierit

Partia Socialiste ka ndezur motorët e saj elektoral me ambicien e qartë për një rikonfirmim në qeverisjen e vendit, si e vetmja mundësi për të çuar përpara synimet e saja për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian.

Në kuadër të këtyre takimeve me bazën, ka qenë, Belinda Balluku, Zv. Kryeministre dhe Ministre e Energjitikës dhe Transportit, e cila ka zhvilluar sot takime me socialistët në Libofshë të Fierit.

“Intensivisht në terren Topojë, Libofshë, Dërmenas dhe Qendër. Mobilizim dhe angazhim maksimal për zgjedhjet e ardhshme, për të vijuar me rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030. PS ka hapur dyer për të gjithë ata që kanë dëshirë të japin kontributin dhe ndjejnë e duan të jenë pjesë e ekipit fitues, për Shqipërinë e së nesërmes, për Shqipërinë.” shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.

SHKARKO APP