Belinda Balluku te “BIOBES”, lider në fushën e prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit të bimëve aromatike dhe mjekësore që sot eksporton në Europë

Belinda Balluku shkruan në profilin e saj në facebook: “Divjakë- në kompaninë BIOBES, lider në fushën e prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit të bimëve aromatike dhe mjekësore që sot eksporton në Europë e përtej saj”.

Pak me vonë Balluku shton në sqarimin në facebook se “Besnik Koçi, një model që flet vetë. Të ardhurat e siguruara në emigracion, Besi vendosi ti investojë në vendlindjen e tij, për të vijuar traditën e familjes. Në shtëpinë e të parëve të tij, sot ka ngritur kompaninë BIOBES,  të cilën e ka kthyer në një kompani lider në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Produktet, të cilat mblidhen nga e gjithë shqipëria, pas përpunimit tregtohen jo vetëm në tregjet europiane, por dhe më gjerë. Një shembull që meriton mirënjohje edhe për përgjegjësinë sociale dhe kujdesin e treguar për punonjësit, si pjesa më e rëndësishme e suksesit të kompanisë. Mbështetje dhe vlerësim maksimal për çdo sipërmarrës që investon dhe punëson”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?