“BELLA CIAO”/ Çadra me mesazhe politike në protestën e opozitës para Kryeministrisë
Protesta e kësaj të premteje e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë është shoqëruar edhe me elementë simbolikë që kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kalimtarëve.
Një nga momentet më të komentuara ishte shfaqja e disa protestuesve me çadra të personalizuara, ku ishin vendosur figurat e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të shoqëruara me sloganin “CIAO BELLA!”. Pamja u pa si një formë simbolike proteste dhe ironie politike ndaj qeverisë.
Ndryshe nga tubimet e mëparshme, ku pankartat dhe banderolat kanë qenë mjetet kryesore të shprehjes së mesazheve politike, këtë herë çadrat u përdorën si një element vizual për të përcjellë qëndrimin kundërshtues të protestuesve.
KOHA JONË SONDAZH

