Belsh, Dragoti i braktisur, shtëpitë bosh, fshati pa fëmijë, mungojnë shërbimet bazike

Braktisja e fshatrave është një fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese në bashkitë e Vogla. Në Dragot të Belshit, pjesa më e madhe e shtëpive janë bosh, pasi banorët janë larguar për shkak të mungesës së shërbimeve.

Pjesa më e madhe e shtëpive në Dragot të Belshit janë bosh.

Në shtëpitë ende banuara kanë mbetur kryesisht të moshuar.

Fëmijët e të të rinjtë janë të paktë.

Mungesa e shërbimeve bazike i ka detyruar banorët të humbin shpresën dhe të largohen drejt vendeve të Evropës ose qyteteve të mëdha.

Problemet janë të mëdha e premtimet se diçka do të ndryshojë janë harruar pas fushatave elektorale.

Braktisja e fshatrave është një fenomen që i ka prekur të gjitha bashkitë e vendit që kanë dështuar tu krijojnë banorëve as shërbimet më minimale.

SHKARKO APP