Belsh, hyjnë në banesë, i grabisin lekët dhe dhunojnë të moshuarën
Kanë pritur momentin kur e zonja e shtëpisë, 70 vjeçare ishte për vizitë tek fqinjët për të hyrë në banesën e saj nga dritarja e pasme dhe ta grabisnin.
E moshuara, Naferit Tafani ka shkuar në shtëpi pasi ka dëgjuar zhurmë dhe të lehura.
Më vonë ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Ngjarja është shënuar në Belsh të Elbasanit.
Sipas 70 vjeçares grabitësit i kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh që ajo kishet pasur në sirtarin e katit të parë të banesës.
Naferit jetonte së bashku me bashkëshortin por ai nuk ka qenë në momentin kur ka ndodhur ngjarje.
E moshuara është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Zyrtarisht policia nuk ka informacion lidhur me ngjarjen.

