“Bëmë çdo përpjekje të të shpëtonim nga kthetrat…” zv.ministri i pikëlluar për ndarjen nga jeta në moshë të re të kolonelit

Kolonel Neshet Shena, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 57 vjeçare. Koloneli vuante prej kohësh nga leuçemia akute çka solli dhe përkeqësimin e gjëndjes së tij shëndetësore kohët e fundit dhe humbjen e jetës ditën e sotme.

Në një postim në facebook zëvendësministri i Mbrojtjes socialist Petro Koçi, ka bërë publik lajmin si dhe ka shprehur vlerat njerëzore dhe profesionale që koloneli ka mbartur.

Postimi i plotë i Petro Koçit në facebook:

Lamtumire Kolonel Shena! Lamtumire Komandanti i QBO! Do mbetesh ushtaraku i shkelqyer, njeriu i persosur fjalepak e puneshume, profesionisti korrekt , drejtuesi model ne zemrat dhe mendjet tona! Beme cdo perpjekje te te shpetonim nga kthetrat e leucemise akute por fati nuk na ndihu! Parajsa u takon burrave si ti!

SHKARKO APP