Ben Blushi: Bisedë për letërsinë shqipe në Arabinë Saudite

Nga Ben Blushi

Pata kënaqësinë të jem i ftuar në Panairin e Librit në Jeddah të Arabise Saudite, një vendi i cili po kthehet gjithmonë e më shumë në një hub kulturor dhe teknologjik për botën. Ky Panair mbledh disa qindra shtëpi botuese nga shumë vende arabe bashkë më shumë autorë të njohur.

Shumë shpejt në gjuhën arabe nga shtëpia e njohur Kalemat, do botohet romani im Kryeministri, kopertina e re e të cilit u prezantua dhe në Panairin e Jeddah.

Shpresoj shumë që ky libër të jetë interesant për publikun arab por e sigurt është që kopertina arabe e Kryeministrit është shumë më e gjetur se kopertina shqiptare.

Sic e thashë dhe gjatë bisedës që u fokusua edhe tek përkthimet, përkthyesit e letërsisë i ngjajnë atyre deveve të cilat ecin nëpër shkretëtirë dhe i mbajnë shkrimtarët mbi kurriz, duke i cuar në vende të largëta.

SHKARKO APP