FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi fiton çmimin special të Panairit të Prishtinës

Shkrimtari i njohur Ben Blushi fitoi çmimin special “Autori i Vitit” për romanin e tij “Jam Mysliman” gjatë Panairit të Librit në Prishtinë.

Juria, e përbërë nga kritikë të njohur, shkrimtarë dhe poetë, e vlerësoi Ben Blushin për stilin e tij të rrjedhshëm, si dhe për kurajën letrare në trajtimin e temave të mëdha të letërsisë botërore përmes veprave të guximshme.

Ben Blushi ka një karrierë të gjatë si publicist, politikan dhe shkrimtar. Deri më sot ai ka botuar më shumë se dhjetë romane dhe ese politike, mes të cilave bestsellerë të njohur si “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Komploti” dhe, së fundmi, romani “Jam Mysliman”, i cili në gjashtë muajt e fundit ka shitur mijëra kopje, duke nxitur debate dhe polemika të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë marrjes së çmimit, Ben Blushi tha se ky roman i ka sjellë shumë telashe dhe e ka përplasur me jo pak njerëz, por se, në fund të fundit, ai është thjesht letërsi dhe jo një traktat politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Romani “Jam Mysliman” tregon historinë e një shkrimtari ateist, i cili, nën presionin e komunitetit islamik të lagjes ku jetonte, bëhet mysliman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?