5 perënditë që drejtuan Blushin gjatë vitit 2023/Ben Blushi: Sot 55 vjeç!

Nga Ben Blushi

Gjatë vitit të shkuar 5 perënditë që drejtojnë jetën time Familja, Natyra, Shëndeti, Puna dhe Arti duket sikur ishin në harmoni.

Ato më lejuan të jem në paqe me mendjen time, me trupin dhe me njerëzit e gjërat që dua me shumë.

Por meqë asnjë vit nuk i ngjan tjetrit edhe Perënditë tona ndryshojnë pozicion dhe nganjëherë të pengojnë të jesh i lumtur, i dobishëm dhe kreativ.

Perënditë janë tekanjoze.

Ato duan që t’u besosh çdo ditë, mos i harrosh asnjëherë në mënyrë që të të japin atë që ju kërkon.

Unë kam patur shumë vite kur nuk i kam ndihmuar sa duhet 5 Perënditë e mia.

Atëherë rrëmuja ka qenë rregulli dhe mërzia ka qenë produkti.

Sot kur sapo kam mbushur 55 vjec, mendoj se i njoh më mirë Perënditë e jetës sime.

Tani kam më shumë përvoje për t’i ndihmuar sa herë ato vihen në rradhë për të më ndihmuar mua.

Të njëjtën gjë uroj sot dhe për të gjjthë ju: ndihmojini Perënditë e jetes suaj që t’ju tregojnë rrugën edhe ateherë kur rrugë nuk ka.

Gëzuar dhe mbarësi të gjithëve

SHKARKO APP