Bën lëmsh fjalimin. Rama: Të fala mamit, ka mbetur te PD (VIDEO)
Rabina Hajdini u kapërdi dhe u mbyt nga emocionet, teksa ishte duke folur në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste, i cili e kishte vendosur fokusin te rinia. Që në fillim u fut në rol, me fjalimin e përgatitur se medemek në këtë Kongres e kishte shtyrë të vinte e ëma e saj që ishte dhe një demokrate e flaktë, gjithmonë sipas fjalëve të së bijës. Këtë e plotësoi edhe batuta e Ramës. “Në radhë të parë vajzës që foli këtu me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Shumë të fala mamit dhe komplimenta sepse vërtet mami shef larg dhe kupton që ndërkohë që ajo ka mbetur të PD vajza duhet të vijë te PS, sepse e ardhmja është këtu atje është e shkuara”.
Fjalimi
Përshëndetje të gjithëve, unë jam Rabina Hajdini, dua një duartrokitje pasi për mua është hera e parë që flas në këtë podium. Si fillimisht dua të falenderoj mamin që më bindi të jem këtu, edhe pse kemi bindje të ndryshme politike. Unë jam diplomuar për arkitekturë. Arsyeja ime se pse jam këtu, dhe të ndaj këtë fjalim, është se dua të jem pjesë e Rilindjes Urbane.
Sot falë asaj ndërhyrje shumë të rinj kanë arritur që të kenë bizneset e tyre dhe të fitojnë më shumë (I fluturon fjalimi, më pas e rimerr veten dhe thotë se do jetë më shumë intimiduese). Unë dua që kjo nismë impaktin e saj mos ta ketë deri tani, po të vazhdojë dhe më tutje (Ngec i mbahet fryma).
Rindërtimi është arsyeja pse jam unë këtu sot, dhe është një mundësi që lindi nga fakteqësia, kjo gjë mund të kthehet në një mënyrë të re jetese. Unë dua që të jem aty dhe të them fjalën time (qesh sërish).
https://arkiva.kohajone.com/kellici-per-ramen-gruaja-eshte-objekt-propagande-cdo-38-minuta-nje-i-ri-iken-nga-vendi/