Ben Manaj: Kërko ndjesë nga britanikët zoti kryeministër, por edhe vetë kërkoju ndjesë shqiptarëve për çka po u bën!

Ben Manaj

Sapo pashë nje reportazh ne Sky News ku Kryeministri Rama kërkonte që britanikët ti kërkonin “ndjesë” apo ” an apology” për fushatën antishqiptare të politikanëve britanikë!

Shumë mirë që e kërkon dhe Shqipëria dhe shqiptarët e duan një të tillë!

POR, jo deri këtu! JO vetëm kaq pak!

Më shume shanse për punësim legal të shqiptarëve në Britani, pasi ky vend ka nevojë për 1.5 milionë krahë pune!

Duhet ta kërkojë sepse politika shqiptare përfshi edhe qeverinë e tij, u ka vrarë shpresën shqiptarëve dhe ka pasuruar kompani dhe biznese që bëjnë 20 km rruge dhe marrin koncension për 35 vjet dhe fatura shkon ne 1.3 miliardë euro etj etj!

Por edhe pse qeveritë shqiptare të gjitha sa mbaj mend që kur jetoj në Londër, kanë bashkëpunuar ngushtë me qeveritë angleze dhe mirë kanë berë, madje shumë mirë, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës e kokainës, të cilët investojnë në Shqipëri!

Por qeveritë shqiptare nuk bëjne asgjë me lekët e pista të krimit të organizuar, të cilat sjellin ku luks, ku makina lluksoze, që shesin tangërllëk rrugëve dhe bregdetit shqiptar, por edhe shfryjnë valvulën sociale që pa këto lekë dhe ato të emigrantëve të ndershëm në shumicë dërmuese, do bënin që politikanët e sotëm ose të shisnin piktura rrugëve të Parisit ose fiq rrugëve të Tiranës, apo të mos kishin 20 banja e vila për vete e fëmijët e tyre në Gjirin e Lalzit apo një Zot e di sa llogari bankare nëpër parajsat fiskale nga Qipro, Ishujt Virxhine a Singapor!

Rama nëse vërtet do që të fshijë imazhin e shpopulluesit më të madh të shqiptarëve, të paktën të negociojë që shqiptarët të vijnë, udhëtojnë pa viza (meqë po flitet se Britania kërkon ta konsiderojë Shqipërinë si vend të BE-së dhe të mos u njohë shqiptarëve të drejtën të kerkojnë azil) si dhe të punojnë siç punojnë rumunët, polakët, lituanezët, pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për lëmoshat dhe strehimin që u ofrohet kur kerkojnë azil!

Ata kanë treguar siç thoshte dikur Boris Johnson kur ishte Kryetar i Bashkisë së Londrës se ata që kanë vite që jetojnë ilegalisht kanë treguar se dinë të mbijetojnë në këtë vend se kanë gjetur vetë punë dhe strehim!

Atëherë do i shikoni shqiptarët sa të zotër janë! S’do kenë nevojë të vijnë me gomone më, nga dritarja kur u mbyllin dyert, por si njerëz normal me avionë!

Dhe Shqipëria s’do jetë më në lajmet e para nëpër media e TV duke na poshtëruar të gjithëve, të njomin bashkë me të thatin!

Ndaj i bëj thirrje Ramës, ua ke borxh shqiptarëve të negociosh me britanikët!

Në fund të fundit është “win-win situation”, të gjithe të fituar!

E kundërta nuk na vlen sedra jote e lënduar dhe as ndjesa që kërkon!

Kërkoju ndjesë britanikëve, por edhe ndjesë shqiptarëve që të kanë besuar!

SHKARKO APP