Ben Manaj, kryeministrit Rama: Negocio me qeverinë britanike për shqiptarët e ndershëm që vijnë në Britani!
Aktualitet E Mërkurë, 2 Nëntor 2022 12:35
Nga Ben Manaj, Londër-
Qeveria shqiptare paska kërkuar nga Britania disa informacione për 140 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani! Ok! Por ç’lidhje ka kjo me depërtimin e shpejtë të shqiptarëve të tyre që vijnë në Angli?
Jo vetëm kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet, por të gjitha qeveritë shqiptare para tyre kanë firmosur çdo marrëveshje për kthimin e shqiptarëve nga Britania dhe për luftën kundër krimit të organizuar!
Dhe shumë mire kanë bëre për ata që merren me krim dhe me paratë e tyre ndërtojnë pallate e blejnë prona në Shqipëri! Se qeveria nuk e ndjek paranë e krimit dhe origjinën e tyre në shumicën e rasteve!
Problemi që kam unë janë ata fukarenjtë që vijnë edhe për një jetë më të mirë dhe harxhojnë e hynë në borxhe! Ata që sjellin miliona dhe mbajnë familjet e tyre nëpër kafenetë dhe restorantet e Shqipërisë duke shfryrë valvulën sociale dhe duke mbajtur të lumtur në këmbë qeveritë!
Bëni diçka edhe për ta!
Negocioni me Ministrat britanikë, siç do vijë ky i fundit këto ditë! Kërkoni ndonjë leje punësimi që të punojnë vetë dhe te mos i bëhen barrë shtetit anglez që më është bërë kockë e lekurë!
Vetëm Ruandës kjo qeveri e konservatorëve i ka dhënë ndërkohë paradhënie £120 milionë sterlina, pa dërguar kokërr azilanti deri tani!
Le t’u kërkojë qeveria shqiptare sa më shumë marrëveshje për punësim sezonal të shqiptarëve që duan të vijnë e të punojnë ligjërisht këtu, të paguajnë taksat, te paguajne sherbimin shëndetësor, të japin shenjat e gishtave dhe të mos krijojnë precendent penal, pra të mos kryejnë vepra penale!
Të gjitha këto në kembim të një leje 5-10 vjeçare! Dhe do i shikoni shqiptarët sa të sukseshëm janë! Si ata të Italisë, Greqisë, Gjermanisë e Amerikës!
Jam i bindur se shumica e tyre do qëndrojnë larg krimit dhe drogës, ata që do i hynë asaj për leckash në Tirane normalisht!
Por nëse vazhdojnë me deportime, pas një muaji a disa muajsh sërish do jenë rrugëve të Londrës ose në shtepitë e barrit! Mos kini asnjë iluzion! Ata janë të dëshperuar! Qarri i trafikantëve të manuneve se do vijnë me 25.000 pound dhe bota e krimit ka fonde!
Ku ishim asgjëkundi, çfarë bëmë një verr në ujë!
I kam ditur anglezët shumë më të ditur e praktikë, por… sorry naivitet i frikeshëm! Mëson njeriu nga të tjeret! Pyesni Italinë si e shmangën Otranton! Aty i keni!
Ja na zgjidhën edhe ne “pushtuesit e jugut të Anglisë”, dhe supozojmë se i kthyen tërë shqiptarët, vërtetë s’do këtë me gomone?!
Sa të këtë francez matanë La Manshit do ketë gomone se atyre nuk u prishet gjiza për anglezët që dolën nga BE! Thjesht u marrin miliona për pagat e rojeve kufitare franceze, që shpojnë ndonjë gomone vetëm kur vënë ekipit televizive të BBC, ITV apo Skynews! Simple! Ndërkohë 10 mijë të tjere matanë La Manshit sytë i kanë nga moti!
KOHA JONË SONDAZH