Ben Manaj: Opozita duhej të tërhiqej. Rama i mund edhe pa patur vetë, portier!

Nga Ben Manaj (Londër)

Po dal nga manteli i gazetarit në këtë postim dhe po flas si shqiptar.

Urime Tavos dhe PS për fitoren në Himaren tonë. Turp për opoziten që nuk arriti të ngrihej në nivel kombetar, por ra në batakun e politikes mendjeshkurter partiake, pozicion që do duhej ta braktiste në këtë raund ku interesat kombetare ishin në rrezik nga ata që kërkojnë ta greqizojnë Himarën, tokë shqiptare, me plane te ngjashme si ato të serbëve me autonominë e komunave, në këtë rast greqishtfolëse! Ishte e qarte ngjashmeria!

Turp për opoziten e cila jam e bindur që po të tërhiqej do fitonte shumë pikë në sytë e elektoratit shqiptarë që u kërkon votën si “çifuti nëpër shkretetirë”.

Por edhe nuk do turperonte shumë nga militantët e saj që janë shqiptarë dhe që e duan Shqiperinë po aq shumë sa edhe votuesit e pushtetit.

Do duhet te kishin bërë as me shumë e as më pak sa ç’bëjnë grekët dhe shumë kombe që për interesat madhore të kombit lenë menjanë politiken partiake.

Nëse do kishin bërë këtë (PD-ja) do fitonte pikë si patriotë, me pas le te merreshin sot me Ramen tërë diten e tërë vitin, e ta mposhtin, nëse kanë mend dhe fuqi, i cili pavaresisht nga sesi Edi Rama luan politikisht, këta i mund edhe pa patur vetë portier!

SHKARKO APP