“Bën vaki… gjej vrimë e futu”, e dashura uron për ditëlindje Izet Haxhinë

Izet Haxhia feston sot ditëlindjen ne burg. Në këtë ditë të veçantë e dashura, që shumë herë menaxhon profilin e tij në FB, duke ndarë mesazhe të ndryshme, sot i ka dedikuar një mesazh të gjatë plot dashuri, por edhe me një kërkesë në fund.

Postimi i të dashurës së Izet Haxhisë

Dita e lindjes tënde sot, dashuria ime♥️Çfarë dite…!!!!!
Kam planifikuar në mendjen time imagjinare, gjithë programin..
Do vij të të marr aty…ti je më i bukur se kurrë, ( edhe unë?) ..dhe do shkojmë në Tropojë, në Babinë, atje ku ti linde! Do kendojmë, do qeshim, do t’i jemi mirënjohës atij vendi…!
Une s’kam qenë kurrë në Tropojë, ndaj ke shumë gjera për të më treguar…
Pastaj do kthehemi në Tiranë, dhe do të të tregoj shtepinë ku linda ,
edhe aty do emocionohemi pakëz, sigurisht!
Asnjë moment nuk do t i shkëpusim duart!
Do më tregosh fakultetin tend, do të të tregoj klasën ku unë studioja me orë të tëra, rrugët që i kemi dashur e na kanë qenë deshmitarë në gëzimet dhe hallet tona….
Pa asnjë dyshim, do të shkojmë tek ajo kafe e vogël pranë Akademisë, ku jemi njohur para 20 vitesh, atëherë kur mendja jote ishte e mbushur me politikë dhe halle, kurse e imja me Maria Callas dhe me opera…. Ty s’të kujtohet, që kisha tela në dhëmbë, isha e vockël dhe pa asnjë lidhje me botën tënde dhe politikën..?
Pastaj, me tapetin fluturues të mendjes time, do ndodhemi në Paris, do të të tregoj gjithçka, vitet e studimit, konservatorin, mencën studentore, ku herë haja e herë jo, sepse preferoja të blija një parfum ose të shikoja një opera a teatër dhe të rrija 2 dite pa ngrënë?..
Sa tmërrsisht shumë do dashurohemi sot!
Sot , gjithë ky planet është vetëm për ty!
Do bëjmë shumë gjëra, me atë entuziazmin dhe pasionin tone, me ate ëmbëlsinë dhe butësinë tonë( që veç une t’a njoh aq mirë)!
Ne fakt, kjo ditë është më shuë festë për mua sesa për ty! Sepse pikerisht sot, Zoti solli dhuratën më të madhe që do të kisha në jetë, TY!
Nuk di të bëj urime, më janë dukur gjithmonë klishé, dhe ngec…ngec!
Por di që sot, ka ardhur në jetë një misionar në këtë botë, që do të më prezantonte me dashurinë, me lumturinë, madje edhe me vetveten time të vërtetë!
Dritëza ime, a arrin valle ta ndjesh se sa të dua?
Sepse mendja, sado të mundohet, nuk do arrijë ta kuptojë.. Vetëm shpirti mund ta ndjejë!
GEZUAR DITEN TENDE TE LINDJES , DHURATA IME , DASHURIA ME MILIONA DASHURI BRENDA, I BUKURI E I MIRI IM,SHOKU IM I NGUSHTE, FRYMEZIMI IM!!!
Asgjë më të bukur në jetë, nuk do të kisha imagjinuar kurrë!
Faleminderit Zotit dhe dy prindërve të t’u, që të krijuan kaq të mrekullueshëm!
Edhe plot e plot vite të tjera, shëndeti e dashurie!
Atje ku ti je, mbylli sytë dhe do shohësh që gjithë universi sot,
feston për ty!
Të gjithë miqtë e tu të shumtë , i ke pranë sot! Apo jo çuna, goca??
Të dua, të dua, të dashuroj…
aq tepër shumë sa nuk e di as vetë..
Sa bukur? Sa bukur, shpirt…!!!
Gëzuar, Gishtëza ime jetës♥️

Swiss Digital Desktop Reklama

Ps: Tani, hajde pak të them dicka te veshi:
Dëgjo ketu, or Izet Haxhia!!!!
3 ditë pune më ka marrë kjo torta e zotërisë tuaj! 11 kate, vdiqa me furrën në mes të vapës?me 4 tepsi të madhësive të ndryshme.. Dhe më lumshin duart e arta prëj punetoreje të papërtuar.. Bën vakiiiii….bën vaki se s’më bën një si kjo për ditëlindjen time, me duart e t’ua…gjej vrime, futu e mbulohu ?
Nuk më intereson fare se si, qysh, tek, nga, ku….. futu në kurs gatimi, shpik krahë të fluturosh që aty, pije detin Ksant, fillo ndonjë revolucion, merr këshilla nga Nard Ndoka……punë për ty??
Kaq po t‘thëm… ndryshe do të të duket burgu si kopshti i Edenit…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?