Benet Beci: Bashkia Shkodër ndërhyn me fondet e saja për vendosjen e ndriçimit pranë fshatit Golem
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka bërë me dije se pas ankesave të banorëve për mungesën e ndriçimit në Njësinë Administrative Rrethina, pranë fshatit Golem, Bashkia ka marrë masa duke përdorur fondet e saj.
Postimi i plotë:
#bashkianëpunë
Në Njësinë Administrative Rrethina, pranë fshatit Golem, ku pas ankesave të banorëve nga dëgjesat publike u evidentua mungesa e ndriçimit rrugor.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me fondet e saj për vendosjen e ndriçimit në këtë zonë pranë shkollës, qendrës shëndetësore dhe në dy kryqëzime të tjera si domosdoshmëri për banorët e kësaj zone.
Me hartimin e buxhetit për 2024-ën do të parashikohen të tjera investime në këtë zonë